Punëtori për Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm dhe rin

Y-PEER Maqedoni shpall thirrje për regjistrimin e 17 të rinjve të cilët do të marrin pjesë në ngjarje një-ditore – punëtori interaktive për Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm (SDG) dhe të rinjtë. Seminari do të mbahet të premten (7 dhjetor), nga ora 11:00 deri në orën 14:00 në Shkup.
Punëtoria është projektuar për të rinjtë që duan të rrisin njohuritë e tyre në lidhje me Axhendën 2030 të Kombeve të Bashkuara, Objektivat për zhvillim të qëndrueshëm (SDGs – Sustainable Development Goals) dhe programeve rinore që lidhen me to, të mësojnë se çka punohet në këtë fushë në nivel global dhe të ofrojnë mendimet e tyre për përfshirjen e të rinjve në proceset që lidhen me SDGs dhe Youth2030 axhendën në nivel kombëtar dhe global.
Kush mund të aplikojë?
Çdo aktivist i ri i cili është i interesuar në promovimin e vlerave globale, në përmirësimin e njohurive mbi politikat zhvillimore, zhvillimin e qëndrueshëm, OKB-në, pjesëmarrjen e të rinjve në agjendën rinore Youth2030.
Ku dhe deri kur zgjat regjistrimi?
Regjistrimi bëhet me mbushjen e këtij formulari, më së voni deri më 5 dhjetor (e mërkurë) deri në mesnatë.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen të enjten (6 dhjetor 2018).